Shërbimet tona

 

BLERJE DHE SHITJE PRONE

Me përkushtimin për të përmbushur kërkesat e klientëve, ofrojmë asistencë në blerje dhe shitje prone, gjetjes së pronës që iu përshtatet më së miri kërkesave të klientëve. Agjentët tanë me përvojën dhe eksperiencën e tyre bëjnë përzgjedhjen e klientit të duhur potencial për blerjen apo shitjes së pronës tuaj.

 

DHËNIE DHE MARRJE ME QIRA PRONE

Ofrojmë asistencë profesionale dhe përvojën tonë si në dhënie me qera të pronës, ashtu edhe në marrje me qera, duke përmbushur më së miri kërkesat e klientëve. Ofrojmë konsulencë për arredim dhe mobilim të pronës tuaj, si për klientët që japin pronë me qira me qëllim për të rritur vlerën e pronës së tyre, ashtu edhe për klientët që marrin pronë me qira.

 

KONSULENCË JURIDIKE

Ofrojmë konsulencë juridike duke filluar që nga kontrolli për vlefshmërinë e dokumentacionit të pronësisë, përpilimin e kontratave të blerjes apo shitjes së pronës, dhe asistencë për llogaritje të detyrimeve që duhet të paguani për transaksionin e shitjes së pronës.

 

Ndërmjetësim për kredi

 

Blerja e një prone mund të jetë një nga momentet më të komplikuara dhe
stresuese të jetës suaj.

Agjensia ABC HOME iu bën marrjen e kredisë tuaj për të blerë pronë më të lehtë. Ne ju kursejmë kohën, paratë, dhe stresin që zakonisht përfshihet në marrjen e një kredie.

Ne ofrojmë për klientët tanë konsulencë për kredinë për blerje prone për të marrë normat më të mira dhe zgjidhjet financiare më të mira. Ne jemi jashtëzakonisht të përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të arritur qëllimet e tyre financiare dhe për pasuri të paluajtshme.

Nëse jeni duke menduar për blerjen e një shtëpie, një shtëpi pushimi ose investim në biznes, po mendoni për rifinancimin ose ripërtëritjen e kredisë tuaj aktuale, ne jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë.